Kërkesat e diplomatëve për dinarin, Bislimi: Kosova s’është më në pavarësi të mbikëqyrur, është mirë të ndjehemi paksa të pavarur

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha jo direkt se diplomatët ndërkombëtarë po ndërhyjnë në institucionet e pavarura të vendit.

Në fund të janarit, ambasadori Hovenier e takoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, të cilit i kërkoi ta shtyjë zbatimin e rregullores së re e cila e heq nga përdorimi dinarin serb.

banner

Kur dikush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkon koordinim nga një institucion i pavarur, kjo sipas Bislimit, nënkupton ndërhyrje.

“Koordinimi me automatizëm është ndërhyrje në punën e një institucioni të pavarur”, tha Bislimi mbrëmë në një intervistë për KTV-në

“Unë mendoj që është gabim, sa herë që dikush, pa marrë parasysh a është vendor a ndërkombëtar, takohen me institucione të pavarura për të diskutuar tema të caktuara dhe për ta dhënë mendimin e tyre. Në qoftë se një përfaqësues i një institucioni ndërkombëtar takohet me Bankën Qendrore dhe thotë ‘ne ju rekomandojmë ta shtyni zbatimin e këtij vendimi’, nënkupton që ne ju tregojmë se si duhet të duket vendimi, rrjedhimisht ne konstatojmë se ju nuk jeni dhe nuk duhet të jeni të pavarur në marrjen e vendimeve”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri tha se “kjo është gabim, sidomos atëherë kur pavarësia e këtyre institucioneve është ndërtuar me miliona investime të vetë vendeve prej të cilave vijnë këta individë”.

Gjatë intervistës, numri 2 i Qeverisë tha se “Kosova nuk është më në pavarësi të mbikëqyrur”.

“Është mirë që kjo frymë të promovohet”, tha Bislimi, duke iu referuar kërkesave të opozitës për koordinim me ndërkombëtarët. “Është mirë të ndjehemi paksa të pavarur, e të mos insistohet në vazhdimësi ‘po a je koordinu, a nuk je koordinu?’”.

“Kosova është e pavarur që nga viti 2008”, tha ndër tjerash Bislimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy