Kjo këngë e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës

by Nexhat

Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit.

Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.

banner

Titulli i këngës “Harbu Darbu” fjalë për fjalë do të thotë “shpata dhe sulme”.

Foto: Screenshot/YouTube

Sidoqoftë, në zhargonin hebraik, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë

Kënga ka mbi 18 milionë shikime.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga dhe videoklipi janë në shumë mënyra tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës, sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori

Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë avokuar për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë. 

Dua Lipa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy