Krasniqi: Kurti nuk e ka legjitimitetin me i  shkatërru aleancat, automatikisht ta kthejë raportin me Amerikën

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Krasniqi tha se një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, pasi kryeministri Kurti dhe qeveria e tij  me gabimet e tyre po e sjellin punën që të dëmtohen raportet ShBA-Kosovë

banner

“Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, sepse kur zoti Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane, edhe përmes ndihmë sekretarit amerikan të Shtetit, edhe përmes deklarimit në konferenca të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës është dëmtuar”.

Krasniqi u shpreh se Kurti nuk e ka legjimitetin e shkatërrimit të aleancave të Kosovës.

“Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i  shkatërrua aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”

Sipas tij, automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës si ka qenë gjithmonë në të kaluarën.

“Automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës aty ku ka qenë dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët e vendit tonë”, theksoi kreu i PDK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy