“Me të rrejtë në sy” – Gorani shpjegon manipulimin e qytetarëve përmes fenomenit abuziv “Gaslighting”

by Nexhat

Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7 për raportet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos pas deklaratave të Ndihmës Sekretarit Amerikan O’Brien, i cili ka deklaruar se “nëse Qeveria e Kosovës nuk e konsideron SHBA-në si partner nuk do ta shohi as ata”.

Gorani tha se duhet pasur kujdes në dallimet në mes termave “aleancë” dhe “partneritet”, për partneritetin ai tha se nënkupton ortakëri – që vendimet nuk merren sipas dëshirës, por në bazë të marrëveshjeve.

banner

Teksa po flsite për këtë situatë, Gorani ka përmendur intërvistën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që sipas gazetarit Gorani “fliste kinse asgjë nuk është duke ndodhur”.

Të gjitha këto Gorani i përkufizoi sipas fenomenit abuziv “Gaslighting”.

“Partneritetit do të thotë kur je ortak me dikë, mos dëgjimi është thyerje e kontratës. Unë e shihja që interpreitmit që ia japim ne, është interpretim eufemizues , një veprim që s’mundesh me quajt ndryshe pos Gaslighting në nivelin masiv qeveritar dhe popullor”, ka thënë Gorani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy