Nga sot, vizat për Japoni lëshohen në Kosovë, nga 24 marsi hiqen vizat për ata që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

by engel

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla bashkë me Zv.Ministrin, Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, z. Keisuke Yamanaka.

banner

Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy