25
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se nga nesër punëtorët teknik dhe ata te sigurimit fizik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës , si dhe punëtorët teknik të Qendrës Studentore në Prishtinë do të bëjnë grevë gjithë ditore, në shenjë pakënaqësie lidhur me pagat e ulëta.
Tutje thuhet se grevë do të mbahet edhe më 21 dhe 22 shkurt.
“Nëse nuk përmbushet kërkesa për rritjen e pagës në 400 euro deri ne këtë ditë, me datë 26.02.2024 e hëne do të hyhet në grevë pa afat”, thuhet në njoftimin e SPSPK-së për media