Putin zgjedh: më mirë Biden se Trump

by Merita

Një presidencë e drejtuar nga Joe Biden do të ishte më e mirë për Rusinë sesa ajo e Donald Trump“.

Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të dhënë të mërkurën për gazetarin pro-Kremlinit, Pavel Zarubin.

banner

I pyetur nga Zuribin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë “sepse ai është një person më me përvojë, është i parashikueshëm dhe është një politikan i një formacioni të vjetër”.

Megjithatë, ai shtoi se Rusia do të “punojë me çdo lider të SHBA-së që fiton besimin e popullit amerikan”. Putin tha gjithashtu se për të gjykuar veprimet e administratës aktuale duhet të shikohet “pozita e saj politike”.

“Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar”, u shpreh ai, teksa i referohej qëndrimit amerikan për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Putin, ajo luftë “mund të kishte përfunduar më shumë se një vit e gjysmë më parë” nëse do t’u qëndrohej marrëveshjeve të arritura gjatë një takimi në Stamboll në mars 2022, por nuk specifikoi se cilave marrëveshje u referohej.

Presidenti rus tha se i vinte keq që “nuk filloi veprimet aktive në Ukrainë më herët se shkurti i vitit 2022, duke pretenduar se liderët perëndimorë e kishin gënjyer Rusinë për mos zgjerimin e NATO-s në Lindje”.

“Ne ishim dhe jemi të shqetësuar për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pasi kjo kërcënon sigurinë tonë”, deklaroi Putin.

Putin gjithashtu pretendoi se marrëveshjet e Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia në vitin 2015, nuk ishte menduar kurrë të zbatoheshin nga Perëndimi, por të përdoreshin “për të blerë kohë për të furnizuar Ukrainën me armë shtesë”.

Udhëheqësi rus shprehu gjithashtu zhgënjim rreth intervistës së tij të fundit me figurën e medias së ekstremit të djathtë Tucker Carlson.

“Sinqerisht mendova se ai do të ishte agresiv dhe do të bënte pyetje të vështira. Unë jo vetëm që isha gati për këtë, por e doja këtë, sepse do të më jepte mundësinë të ktheja përgjigje të vështira. Për të qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu plotësisht ajo intervistë”, tha Putin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy