Selmanaj: Ky nuk është veting, procesi ka nisur mbrapshtë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar pozitën lidhur me procesin e vetingut në drejtësi. Ai tha se ka dilema nëse në këtë proces janë përfshirë të gjitha çështjet për të cilat është diskutuar ndër vite, 

Sipas Selmanajt, i gjithë procesi është nisur mbrapshtë.

banner

“Procesi I vetingut ose të them reforma në sistemin e drejtësisë tash ka kohë që është bërë jo veç narrativë e përbashkët  e të gjitha partive politike por mendoj që edhe me të drejtë janë ngritur shumë çështje që ne kemi pasur për qëndrimin e drejtësisë në Kosovës. Te ju them të drejtën kam dilemat e mija nëse jemi tu e adresu atë që kemi folur tash e sa vite në Kosovë. A jemi tu i adresu çështjet me të cilat rregullohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Fatkeqësisht unë mendoj që jo. Pse po ndodh kjo? Sepse kam  bindjen që ky proces ka nisur mbrapshtë të nderuar kolegë”, tha Selmanaj.

Kritika ai pati edhe për dërgimin e koncept-dokumentit për vetingun në drejtësi në Komisionin e Venecias nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se ka qenë një rast i pa precedentë dërgimi i pesë opsioneve në këtë komision.

“Çfarë ka bërë ministria e Drejtësisë është që ka dërguar një koncept-dokument në Komisionin e Venecias me pas opsione të vetingut në Kosovë. Gati rast i paprecedentë, pasi qeveria duhet të dërgojë një opsion, mendimin e vet politik për mënyrën se si e sheh përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, por kjo e ka dërguar me pesë opsione. Për çudi rekomandimet që kanë dal nga Komisioni i Venecias me këto amendamente sot, asnjë prej opsioneve të ministres nuk janë reflektuar këtu, që i bjen që asnjëra nga çështjet që kjo Qeveri i ka konsideruar si politika publike të rëndësishme për sistemin e  drejtësisë nuk janë reflektuar në amendamente”, ka thënë ai.

“Komisioni  i partive politike ka propozuar që tek shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtohet edhe një element e që është të matet integritetit, a është i cenueshëm apo jo. Po Gjykata Kushtetuese pikërisht për atë na ka thënë që nuk mund ta bëni këtë, sepse pakëson liritë dhe të drejtat e njeriut të përcaktuara me kapitullin 2”, deklaroi deputeti i LDK-së.

“Ky nuk është veting, as mos e përdorni askund. Ky nuk është veting. Kjo është përpjekje për të rehabilituar narrativit politike popullsitë të gjithëve, jo vetëm të një partie politike para opinionit publik”, tha ai tutje.

Tutje, Selmanaj tha se ai do të votojë pro miratimit të amendamenteve për vetingun në drejtësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy