Sigal Prishtina u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Bashkimit me rezultat 66:71 (19:23, 17:21, 14:16, 16:11).
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe i luftuar në parket, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 19:23, derisa edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me bardhekaltrit që për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:44.
Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, me prizrenasit që tentonin të afrohen në rezultat, por bardhekaltrit menaxhuan lojën mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 50:60. Edhe pse Bashkimi afroi shifrat, nuk arriti përmbysjen dhe Sigal Prishtina triumfoi 66:71 dhe u kualifikua në finale.
MVP i gjysmëfinales së dytë është shpallur Shaheed Davis i Sigal Prishtinës, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë e pesë kërcime
Finalja e madhe zhvillohet të shtunën në Gjakovë nga ora 17:00.