Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet e djeshme izraelite në Libanin jugor, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13. Këtë e ka bërë të ditur një burim lokal i Kryqit të Kuq, i cituar nga mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, kryeministrat e Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re thanë se ishin “seriozisht të shqetësuar nga indikacionet se Izraeli po planifikon një ofensivë tokësore në Rafah”.
“Një operacion ushtarak” në qytetin jugor të Rripit të Gazës – thuhet në deklaratë – “do të ishte katastrofik. Rreth 1.5 milionë palestinezë po strehohen në zonë, duke përfshirë shumë nga qytetarët tanë dhe familjet e tyre”. (BW)