Abazi për deklaratën e Hovenier: Kurti po shihet si cenues i sigurisë

by Merita

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë lëkundur, për shkak të çështjes së dinarit.

Ai ka thënë se sot kryeministri Albin Kurti nga SHBA-ja dhe aleatët shihet si cenues i sigurisë dhe provokator i interesave të SHBA-së.

banner

“Nuk ka asnjë dyshim, SHBA-ja po thotë ne jemi këtu për të iu dhënë të gjithë ndihën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe këtë gjë e kemi dëshmuar shumë herë. Por në të njëjtën kohë me shumë qartësi ambasadori e tha se marrëdhëniet tona janë të dëmtuara, marrëdhëniet tona nuk janë të mira dhe deklarata e kryeministrit në Prizren se nuk kemi asnjë lajthitje në marrëdhënie sot nuk është e vërtetë. Unë mendoj që sot Kurti shihet si kryeministër i Kosovës, i cili e cenon sigurinë dhe shihet si provokator i interesave të SHBA dhe BE-së. Shumë e rëndë por ky është realiteti”, ka thënë deputeti Abazi.

Në emisionin e ATV-së, DPT te Fidani, ai është pyetur edhe nëse kryeministri Kurti mund të futet në listën e zezë të SHBA-së.
“Unë nuk mund të spekuloj nëse ka listë të zezë. Mua do të më vinte keq që kryeministri i Kosovës të vendoset në listën e zezë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy