Gazeta franceze, “Le Monde”: Kurti afër fitores në betejën për kontrollin e Veriut

by Nexhat

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan gazeta franceze “Le Monde

Në një artikull të publikuar në këtë gazetë përmendet protesta e 12 shkurtit e serbëve të  veriut, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb

banner

“Kryeministri, Albin Kurti, ëndërron të detyrojë rreth 100 mijë serbët e këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, të përdorin më në fund monedhën zyrtare në fuqi, euron”, thuhet në këtë artikull.

Tutje aty thuhet se serbët e Kosovës kanë shpërfaqur një zemërim ndaj siç thuhet në artikull përpjekjes së Kurtit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së ushtruar ‘de facto”, nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy