Hoxhaj takon ish-Sekretarin amerikan John Kerry në Mynih, bisedojnë për Kosovën dhe rajonin

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Hoxhaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se me  ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, kanë biseduar rreth Kosovës dhe rajonit.“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe ish-sekretari shprehu mbështetjen për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.Tutje, ai shkroi se në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, I shprehu ish-sekretarit amerikan Kerry mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

banner

“Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar në fund Enver Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy