Kryeministri Albin Kurti është takuar me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në takimet që po i zhvillon në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
Bashkë ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.
Kurti foli për temat aktuale, përfshirë Rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik.
“U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bo
Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
snja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar ZKM.