Kurti takon disa përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

by Nexhat

Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e filloi me një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations), njofton kryeministria. 

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik. Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja

“I njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në vendin tonë në shumë fusha. Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MW dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MW”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për fillimin e zbatimit të arsimit dual në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna me qëllim të ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe për Fondin Sovran, i cili do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare

Në këtë kontekst, ai i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy