Kusari: Jam e tronditur nga ajo çfarë ka bërë sot VV-ja me anëtarët e KPM-së

by Nexhat

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku e Besim Muzaqi, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, pasi, sipas tyre “KPM-ja rrezikoi sigurinë nacionale me kanalet serbe”.

Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtarët e Komisionit të Pavarur për media, është njëjtë sikurse të ftohen gjyqtarët dhe t’u këtkohet llogari për vendimet e tyre

banner

Sipas saj, ky është një sulm brutal i pavarsisë së një institucioni që sipas Kushtetës është i pavarur.

“Ajo cfare ka bere sot Levizja Vetevendosje ne Kuvend me anetaret e Komisionit te Pavarur per Media eshte njejte sikur me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyre. Eshte sulm brutal i pavaresise se nje institucioni qe sipas Kushtetutes eshte i pavarur. E tronditur me përkeqësimin kaq te shpejte te lirise se medias ne Kosove. Por por por, shqetesimi im kryesor ka te beje me sigurine fizike te anetareve te KPM-se. Gjuha e perdorur nga ana e deputetve javen e kaluar dhe sot (ndonese sot gjuhe me e zbutur) eshte nxitje e dhunes ndaj anetareve. Shpresoj qe te mos iu ndodhe asgjë”, ka shkruar ajo në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy