Në kuadër të aktiviteteve festive për nderë të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Pejë, promovohet libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore, 1939 – 1944” i autorit Gjet Ndoj, ish-Drejtori i Arkivave të Shqipërisë
Nëpërmjet librit ” Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore, 1939 – 1944″, lexuesi dhe studiuesit mund të marrin informacione të veçanta për shumë ngjarje pak ose aspak të njohura lidhur me periudhën e pushtimit fashist të 7 prillit 1939, pozita e zogistëve, rreth simboleve shqiptare (stema dhe flamuri), mbi arsimin dhe kulturën shqiptare, mbi çështjen e hebrejve, ngjarjet e 4 shkurtit 1944, mbi Lidhjen II të Prizrenit, Divizionin SS “Skanderbeg” dhe shumë çështje e ngjarje të tjera të rëndësishme për historinë kombëtare të kësaj periudhe
Aktiviteti zhvillohet nën patronatin e kryetarit të Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe mbahet diten e shtunë, (nesër) me 17 Shkurt, në sallen e kuvendit komunal të Pejës duke filluar nga ora 12:00. /Informim.net