Formimi i rrudhave karakterizon procesin natyral të plakjes së lëkurës, ato përfaqësojnë shenjën e kalimit të kohës dhe për shumë njerëz konsiderohen si një njollë e bezdisshme për t’u reduktuar ose eliminuar. Lëkura jonë është një organ me elasticitet të madh dhe i aftë për të mbajtur veten për një kohë të gjatë, pavarësisht kësaj, me kalimin e viteve ajo fillon të jetë më pak e shkëlqyeshme, kompakte dhe elastike.
Shfaqja e rrudhave është pasojë e drejtpërdrejtë e fenomenit të plakjes së lëkurës, i cili fillon që në moshën 25 vjeçare.
A e keni ditur që kakao është pije e cila natyrshëm zvogëlon rrudhat?
Shtoni më shumë mish peshku në ushqim: Për shembull salmoni është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse është zgjedhje e mirë e proteinave dhe e thartirave yndyrore të omega 3-shit, të cilat ndikojnë magjishëm në lëkurën tuaj, posaçërisht në mënyrë preventive kur është fjala për rrudhat.
Shmangni larjen e tepërt të fytyrës: Kur lani fytyrën, shpesh bëhet eliminimi i lagështisë natyrale dhe i vajrave mbrojtëse natyrale nga lëkura, prandaj kujdes me këtë ritual, mos e teproni.
Fjetja mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, prandaj kujdesuni në cilën pozitë flini. Mund t’ju shfaqen rrudha në faqe dhe mjekër duke fjetur në krah, ndërkaq në ballë nëse flini në bark.
Pini kakao në vend të kafesë: A e keni ditur që kakao është pije e cila zvogëlon natyrshëm rrudhat? Shkencëtarët kanë zbuluar që kakao përmban nivele të larta antioksidantesh, të cilat lëkurën e mbrojnë nga dëmtimet. Prandaj furnizohuni me kakao të vërtetë dhe kënaquni me pijen me shije çokollate.
Vitaminën C vendoseni direkt në fytyrë: Është konstatuar që lëngu i limonit, për shkak të ndikimit të lartë të vitaminës C, mund të shtojë prodhimin e kolagjenit andaj ndihmon në eliminimin e njollave të padëshiruara. Për shkak të prodhimit të shtuar të kolagjenit ndikon pozitivisht edhe në rrudhat.