Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” shkon sot në Gjykatën Komerciale

by engel

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do të përfundojë në Gjykatë Komerciale. Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., përmes një komunikate.

INSI-ja të premten do të mbajë konferencë për media, me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale.

banner

Siç njoftohet, në këtë konferencë do të të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin: “Zhvillimi i master-planit per Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në vlerë tre milion euro.

Mediave do ti drejtohet avokati i kompanisë, Qëndrim Arifi, ndërsa i pranishëm në këtë konferencë do të jetë edhe Drejtori i kompanisë, Ismajl Baftijari.

Konferenca do të mbahet nesër më datë 16.02.2024, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy