57
“Hajde bir, merre mamin, tregoji asaj gjithçka që di për armët”, i tha një fëmije presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në kalanë e Nishit dhe arsenalin e saj.
Vuçiq e pa djalin në turmë derisa po ecte dhe po dëgjonte se çfarë fuqie ushtarake ka Serbia. Djali i shoqëruar nga e ëma iu afrua me shpejtësi presidentit dhe iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve.
– Do të jesh ushtar? – e pyeti djalin, të cilit ai iu përgjigj se nuk do, më pas shtoi: “Ju jeni më të mirët në historinë e Serbisë”.
Vuçiq buzëqeshi dhe i dha këshilla djalit. Ai i tha se ishte më mirë të bëhesh pilot ushtarak.