Disa reagime të menjëhershme nga Rusia kanë ardhur pas vdekjes së opozitarit të Putinit, Alexei Navalny.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova, njëherit zyrtarja më besnike e Putinit po pretendon se liderët perëndimorë kishin përgatitur deklarata që dënonin Rusinë për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny
“Reagimi i menjëhershëm i liderëve të NATO-s ndaj vdekjes së Navalny në formën e akuzave të drejtpërdrejta kundër Rusisë po zbulohet vetë”, tha ajo.
“Nuk ka ende asnjë ekzaminim mjekoligjor, por konkluzionet e Perëndimit janë tashmë gati,” shtoi ajo, duke sugjeruar se liderët kanë gati për të dënuar shtetin rus