Begaj uron Kosovën: Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës

by engel

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë. “Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

“Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë!”, thuhet në postimin e Begaj. Njëherit, Begaj ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur, faktor pozitiv, paqedashës e i rëndësishëm për sigurinë në rajon.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy