Arsenali nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Sakas, por vetëm nëse thyhet rekordi i klubit

by Nexhat

Bukayo Saka nuk është i pashitshëm dhe këtë e di vet lojtari pasi te Arsenali e mendojnë shitjen e tij në të ardhmen.

Megjithatë për ta shitur talentin e tyre, Arsenali do të donte të thyhej rekordi i klubit dhe jo vetëm, pasi as në Angli nuk ka ndodhur transferim më i shtrenjtë

banner

Saka është lojtari kryesor i londinezëve ku këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë në 32 ndeshje zyrtare në të gjitha garat

‘Football Insider’ ka raportuar se Topçinjtë e mendojnë shitjen e yllit të skuadrës vetëm nëse do të vinte një ofertë prej 170 milionë eurove në zyrat e klubit.

Në rast se ndodhë shitja për këtë shumë, Saka do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier dhe i treti më i shtrenjti në botë pas Neymar dhe Kylian Mbappe.

Real Madrid, Barcelona dhe PSG kanë mbajtur sytë te anglezi i talentuar, por duket e vështirë që të paguajnë një shumë të tillë.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Saka të ndryshojë skuadër, por të mbetet në Ligën Premier ku klube si Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë të gatshme të bëjnë çmenduri për transferimin e 22-vjeçarit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy