Kontigjenti i Forcës Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”
Në njoftimin e bërë për media thuhet se tashmë pjesëtarët e këtij kontigjenti janë kthyer në Kosovë,
“Ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani JMRC-Hohenfels)”, thuhet në njoftim.
Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.