Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka marrë në tubimin e organizuar nga dega e kësaj partie në Itali, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.
Krasniqi tha se mërgatën dhe origjinën e PDK-së, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri.
“kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
I pari i PDK-së, i ka falënderuar të gjithë ata që ishin aty dhe festuan së bashku.
“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë”, shtoi Krasniqi.