Llapi fiton me vështirësi ndaj Dukagjinit, i ofrohet edhe më shumë Ballkanit

by Nexhat

Llapi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në luftën për titull të kampionit, pasi ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të ngushtë 2-1.

Vetëm pas shtatë minutash lojë, vendasit fituan penallti dhe klinasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Besir Iseni u ndëshkua me karton të kuq

banner

Muhamet Hyseni ishte i saktë nga pika e bardhë duke realizuar për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Muhamet Hyseni realizoi sërish, kësaj radhe pas një asistimi fantastik nga Arbnor Ramadani për 2-0 në minutën e 57-të.

Krejt çfarë bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit në minutën e fundit kur realizoi Hugo nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-1.

Llapi vazhdon të jetë në pozitën e dytë në tabelë me 40 pikë, vetëm katër më pak se lideri Ballkani

Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Lirinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy