Malisheva ka shënuar fitore spektakolare ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë me rezultat të thellë 4-1.
Vetëm pas pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi kur realizoi sulmuesi Rilind Haziraj për 1-0
20 minuta më vonëvendasit dyfishuan epërsinë, kësaj radhe realizoi Altin Aliu për 2-0.
Me epërsinë e dyfishtë të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Drilon Hazrollaj realizoi për 3-0.
Ishte minuta e 71-të e ndeshjes, kur Laurent Xhylani realizoi për ‘pokerin’ e vendasve 4-0.
Krejt çfarë bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit në minutën e fundit me Hajdarin që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1
Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e nënta me 11 sosh
Ndeshjen e ardhshme Malisheva e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova pret Llapin.