Mbappe thuhet se tashmë ka përzgjedhur numrin në fanellë te Real Madridi

by Nexhat

Kylian Mbappe është një këmbë në Madrid dhe një në Francë, pasi tashmë i ka konfirmuar Paris Saint-Germainit se do të largohet në verë.

Sulmuesi francez largohet nga gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon më 30 qershor

Shumë media ndërkombëtare e bëjnë të kryer kalimin e tij te Real Madridi, ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar

Duke qenë në një situatë të tillë, Relevo raporton se Mbappes i është ofruar numri 9-të dhe ai 10-të.

Numri i sulmuesit tipik është i lirë, mirëpo francezi e ka refuzuar këtë mundësi, pasi dëshiron atë të Luka Modric (10).

Mesfushori kroat do të largohet me të përfunduar ky sezon, ndërsa Mbappe dëshiron ta ketë numrin 10 në fanellë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy