PE miraton përmirësimin e marrëveshjes Shqipëri-Frontex: Parandalon azilkërkuesit të arrijnë në BE

by Nexhat

Bashkimi Evropian ka përmirësuar marrëveshjen e Frontex me Shqipërinë për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

Procedura e miratuar edhe në komitetin e të drejtave qytetare, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, ka bërë të njohur përmirësimin nga marrëveshja e mëparshme

banner

“Ky përmirësim i Marrëveshjes së Statutit të Frontexit përmes marrëveshjes së re është një hap më tej në qasjen e përgjithshme të BE-së për mbikëqyrjen e mëtejshme të jashtme të kufijve për të parandaluar azilkërkuesit të arrijnë në Bashkimin Evropain”, tha europarlamentarja Lena Dupont.

Përmirësimi duket se ka marrë parasysh raste të trajtimeve në terren, për të cilat mesa duket ka munguar legjislacioni i autorizimit të Frontex.

“Duke pasur parasysh raportet e shumta për kthime të parregullta dhe keqtrajtime të emigrantëve nga Shqipëria në Greqi, që çuan në lëshimin e sinjaleve nga Zyrtari për të Drejtat Themelore të Frontex-it dhe raportuar gjithashtu në vlerësimin e të drejtave themelore nga komisioni, kjo mund të çojë në një rrezik të lartë të Frontex-it për oficerët që janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rikthimin zinxhir, nëpërmjet mbështetjes së tyre ndaj operacioneve”, tha Dupont

Procedura e paraqitur në Parlamentin Evropian i përgjigjet projektvendimit të Këshillit pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për veprimtaritë operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë./RTSH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy