Real Madridi është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Rayo Vallecano.
Vetëm pas tre minutash lojë Los Blancos kanë zhbllokuar këtë ndeshje, kur Joselu realizoi për 0-1 falë një asistimi nga Federico Valverde
Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se deri në minutën e 27-të
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1759211934451122394?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759211934451122394%7Ctwgr%5E0b198bf0bbadc6f5b562e7126d49c7fca45ec0eb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freali-ndalet-ne-barazim-nga-rayo-vallecano%2F
Eduardo Camavinga luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, derisa i saktë nga pika e bardhë ishte Raul de Tomas për 1-1..
Me rezultatin baras 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1759212654470549826?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759212654470549826%7Ctwgr%5E0b198bf0bbadc6f5b562e7126d49c7fca45ec0eb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freali-ndalet-ne-barazim-nga-rayo-vallecano%2F
Edhe pjesa e dytë i takoi madrilenëve që krijuan më shumë raste shënimi.
Megjithatë përkundër disa rasteve ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe ndeshja u mbyll baras 1-1
Reali vazhdon të mbetet lider i vetëm në La Liga me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak dhe tetë më shumë se Barcelona.
Ndeshjen e ardhshme Reali e luan në Santiago Bernabeu përballë Sevillas, derisa Rayo Vallecano përballet në udhëtim me Gironën.