Vuçiq nuk i duartrokiti gruas së Navalnyt nga frika: Do të më akuzonin se e shpalla Putinin vrasës

by Nexhat

Fjalimi i Yulia Navalnyt, gruas së opozitarit rus Alexei Navalny, që vdiq të premten në burg, në Konferencën e Sigurisë në Mynih u prit me duartrokitje dhe në këmbë nga të pranishmit. Por, pjesë e duartrokitjeve nuk ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve që u ngritën në këmbë dhe patën duartrokitje të gjata.

banner

Por, presidenti serb Vuçiq që ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Vuçiqi rregulloi kufjet dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.

Sipas gruas së Navalnyt, përgjegjësinë kryesore për vdekjen e tij duhet ta mbajë personalisht presidenti rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij

E të dielën Presidenti serb ka folur rreth kësaj çështjeje.

“Isha ulur në rreshtin e parë, në seksionin për presidentët e shteteve, kryeministrat ishin ulur pas. Doli presidenti i Letonisë, po dëgjoja me vëmendje dhe papritur një grua u ul pranë meje. Nuk e dija se kush ishte ajo. E pashë që shumë njerëz e dinin se kush do të fliste. Është faji im që nuk e dija. Pastaj nikoqiri njoftoi një të ftuar speciale – Julia Navalnyn. Ajo shkoi te ndihmësi mori disa letra dhe doli në foltore, po ta dija kush ishte do t’i kisha ngushëlluar, por mund të kisha gabuar sepse ajo tha menjëherë se nuk donte t’i shpreheshin ngushëllime”.

“Nëse do të kisha duartrokitur pjesën që Putini e vrau, do të kishin thënë ‘Vuçiq e shpalli Putinin vrasës’”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy