Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, kandidat për ambasador të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

by Nexhat

Denion Meidani, djali i ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidani, kandidon për postin e Ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, pas largimit të Fatos Rekës.

Meidani prezantoi platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.

banner

“Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, të kryesuar nga Mimi Kodheli.

Gjatë një seance të zhvilluar përmes platformës online “Zoom”, ai nënvizoi se një nga prioritetet e tij kryesore është të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë marrëdhëniet mes dy kombeve

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive jo vetëm që institucionalizuan më tej marrëdhëniet tona, por gjithashtu kanë dhe do të vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimin duhet ta konsiderojmë si një histori suksesi. Me vizion dhe kurajo, ne bashkërisht ndërmarrim reforma të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal do të jetë prioriteti im kryesor. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona shërbejnë si shembull i bashkëpunimit në rajon dhe unë zotoj se do të përpiqem për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy