Zv. kryeministri Artan Grubi thotë se Arben Taravari nuk mund ta sfidojë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin në zgjedhjet presidenciale
“Është shumë i vogël Arben Taravari për tu krahasuar me Ali Ahmetin. Ahmeti është figurë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut është themelues i UÇK-së dhe i LPK-së, i gjithë rezistencës të kombit shqiptarë që të krahasohet me një politikan rastësor, siç është Arben Taravari
Ahmeti e ka dhënë përgjigjen e vetë, unë jam misionar dhe nuk jam funksionar”, tha Grubi, për televizionin “A2CNN”.
Grubi tha se BDI do të ketë kandidatin e vetë në zgjedhjet presidenciale edhe për kundër vullnetit të vetë që të mos të ketë.
Ai tha se kemi pasur marrëveshje me partitë tjera që të mos kemi kandidat partiak, por do të kishim një kandidat a partiak, nga shoqëria civile, botës akademike e cila do të përfaqësojë shqiptarët
“Duke marrë parasysh rrethanat, BDI do të ketë kandidatin e saj për president”, tha Grubi.