Gërvalla takon ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, flasin për sigurinë

by Nexhat

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ,inistrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho si dhe ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.

Në komunikatë thuhet se gjatë këtyre takimeve, ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë

“Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy