Gruaja e Navalnyt pretendon se burri i saj vdiq nga helmimi

by Nexhat

Gruaja e Alexei Navalnyt ka publikuar një video deklaratë ku flet për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Yulia Navalnaya akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij, ndërsa presin që të zhduken gjurmët e agjentit nervor novichok me të cilin sipas saj e helmuan

banner

“Burri im nuk mund të mposhtej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’ia thoshte emrin”, thotë Navalnaya.

“Dhe si të poshtër dhe frikacakë tani po e fshehin trupin e tij, nuk po ia tregojnë, nuk po ia japin nënës së tij, dhe po gënjejnë patetikisht dhe presin që gjurmët e një tjetër novichok të Putinit të zhduken atje”, shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo zotohet të tregojë emrat e të gjithë atyre që janë përfshirë në vdekjen e tij, edhe pse Kremlini po e mohon të ketë qenë i përfshirë, shkruan skynews,

“Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë. Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny”, thotë gruaja e tij.

“Ju bëj thirrje që të qëndroni pranë meje. Ju kërkoj ta ndani inatin me mua. Tërbim, zemërim, urrejtje ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, thotë Navalnaya, duke u bërë thirrje mbështetësve të burrit të saj që të marrin masa.

Kjo deklaratë vjen pasi zëdhënësi i Navalnyt tha se nënës dhe avokatit të tij iu ndalua të shihnin trupin e të ndjerit në morg këtë mëngjes.

Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse, kishte qenë i burgosur që kur u kthye nga Gjermania në vitin 2021 pas helmimit

Ai vdiq në burgun e Arktikut të premten, por autoritetet ruse pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy