Milani ka gati transferimin e parë për edicionin 2024/25

by Nexhat

Milani prej disa kohësh kërkon alternativa për të përmirësuar skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Rossonerët janë duke ndjekur nga afër Sebastian Szymanski, një futbollist polak që luan për Fenerbahcen, i cili mund të ketë një mundësi të shkëlqyer në karrierën e tij në skuadrën e San Siros

banner

Shifrat e Szymanskit gjatë gjysmës së parë të sezonit janë të dukshme: ai ka shënuar 12 gola dhe 14 asistime në 39 ndeshje këtë sezon, duke arritur të tërheqë vëmendjen e disa skuadrave evropiane të nivelit të lartë me këto paraqitje të shkëlqyera individuale

Milani e sheh lojtarin polak si një vlerë të shtuar në skuadër dhe synojnë ta transferojnë atë për edicionin 2024/25.

Madje, nga bordi i klubit italian duan që Szymanski të jetë transferimi i tyre i parë për verën e këtij viti

Milani e di se nuk do të jetë një garë e lehtë për shërbimet e tij, por që duan të shkojnë me të gjitha forcat për ta siguruar atë para se të përfundojë ky sezon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy