Musliu: Do t’i nënshtrohem një operimi në zemër, më duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna

by Merita

Deputetja Ganimete Musliu ka njoftuar se rreth dy vite më parë është diagnostifikuar me një problem në zemër.

Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe është trajtuar në Kosovë, por me rekomandim të mjekëve do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.

banner

Musliu ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj.

Postimi i saj:

Të nderuar qytetarë

Të dashur miq

Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda, ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër.

Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua.

E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje.

Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.

Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra, përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy