Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka dalë në terren pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë.
Në një deklarim për media, Rama tha se për çështje sigurie banorët është dashur të evakuohen
Të gjithë banuesit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, janë evakuuar dhe do të dërgohen në hotel, pas zjarrit që përfshiu një pjesë të këtij objekti.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai në një deklarim për media tha se kjo është bërë për çështje sigurie dhe ambientit të tymosur, duke shtuar se të gjithë banuesit janë mirë.
“Të gjithë janë mirë në aspektin shëndetësorë, mjekët janë këtu për të konfirmuar se të gjithë janë mirë. Isha në inspektim së bashku me ekipin dhe vendosëm për çështje sigurie që banorët sot me i largu dhe me i dërguar në një hotel”, ka deklaruar Rama
Arsyeja e zjarrit ende nuk dihet zyrtarisht, por Rama thotë se po dyshohet që nga ndezja e një cigare nga një i moshuar është djegur një batanije ku më pas zjarri është përhapur.
“Hetimet janë në vazhdim e sipër por po flitet se një i moshuar ka dhezur një cigare dhe ka ndezur një batanije, por edhe ky version nuk është 100% e sigurt”.
Sa i përket gjendjes së të moshuarve Rama thotë se vetëm njëri është dërguar në QKUK pasi sipas tij ai edhe më parë kë pasur probleme.
“Të tjerët do t’i evakuojmë në hotel pasi që zjarri ka shkaktuar tymosje dhe edhe tymi mund të dëmtojë shëndetin e tyre”, ka deklaruar tutje Rama.