Shpend Ahmeti: S’jam pishman që kam qenë në VV, m’i kanë fshirë fotografitë e emrin nga faqet e tyre

by Nexhat

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se “nuk i ka rëndë pishman që ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje”.

”Nuk jam pishman që kam qenë në Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti përkundër se shtoi se “ia kanë fshirë fotografitë e emrin nga faqet e tyre”.

banner

Më pas Ahmeti foli për zhvillimet e fundit, duke thënë se shqetësimin e ka në dëmin që sipas tij “është bërë në popull”.

Sipas tij, gjërat që para një kohe ishin të papranueshme tashmë janë bërë si të pranueshme në diskutimet popullore

“Sot e kam hallin që dëmi është në popull, problemi është që në diskutimet popull është e pranueshme që ka qenë e papranueshme para 10 viteve. Psh sot me u bë ndonjë sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk besoj që populli çohet në protesta. Sot është bërë e pranueshme me tha Escobari, ai ky, me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy