Shtëpia e pleqve u përfshi nga flakët, zjarri është lokalizuar, Policia thotë se s’ka të lënduar

by Nexhat

Një shtëpi e pleqve në Prishtinë është mbuluar nga zjarri, poqë zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”.

Ahmeti ak treguar se disa perosna kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkak i vështirësimit në frymarrje si pasojë e tymit. Por të lënduar nuk ka.

“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme,  raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy