Ultimatumi i Izraelit: lironi pengjet para Ramazanit

by Merita

Ministri izraelit Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, paralajmëroi se Izraeli do të nisë një ofensivë kundër qytetit të Rafah nëse pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza nuk lirohen deri kur të nisë Ramazani.

Izraeli ka lënë si afat datën 10 mars dhe kjo është hera e parë që thotë se kur trupat e tij mund të hyjnë në qytetin jugor të mbipopulluar të Gazës.

banner

“Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit. Hamasi duhet ta dijë, nëse pengjet nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, luftimet do të vazhdojnë kudo. Dhe atyre që thonë se çmimi është shumë i lartë, unë u them qartë: Hamasi ka një zgjedhje. Ata mund të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet”, tha ai.

Gantz shtoi se Izraeli do të veprojë në “mënyrë të koordinuar, duke lehtësuar evakuimin e civilëve në dialog me partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë për të minimizuar viktimat civile”.

Izraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë nga lufta. Në ditët e fundit, ushtria izraelite ka filluar të bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.

Sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar Hamasin përsa kohë pjesëtarët e tij qëndrojnë në Rafah.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy