​Vendimi për dinarin, shqetësime për sanksione të reja

by Nexhat

Shpërfillja e kërkesave të aleatëve ndërkombëtar për shtyrje të vendimit për dinarin serb mund të sjell masa të reja ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, thonë analistët politikë.

Sipas tyre, Kosova asnjëherë nuk ka arritur të gjitha qëllimet e saj me një vendim, andaj nevojitet koordinim me aleatë. Megjithatë, masa të reja ndëshkuese për shkak të rregullores së re të BQK-së, nuk presin në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi, ata kërkojnë që sa më shpejtë të largohen masat ekzituese.

banner

Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se në bazë të insistimit të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së për shtyrje të vendimit për dinarin, Kosova po rrezikon shumë për sanksione të reja.

“Praktikisht rrezikon shumë sepse përveç që mund t’i sjell sanksione, mund t’i bëhet kusht për të lëvizur më tej, sikurse po përflitet që do t’i bëhet Serbisë për anëtarësim në unionin evropian, zgjidhja ose normalizimi i raporteve me Kosovën. Ky kusht mund t’i shtohet edhe vendit dhe natyrisht do të jetë edhe më vështirë që Kosova të përbëj edhe gjëra që nuk i ka paramenduar më parë, probleme të reja që mund të dalin në dialog, siç ka qenë rasti i dinarit

Kosova nuk është dashur të provokoi situatën në këtë fazë është dashur të pres një momentum tjetër kur bashkësia ndërkombëtare konsideron se është shumë i mundshëm të realizohet kjo. Prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kosova vazhdimisht ka arrit qëllimet e veta në raport me bashkësinë ndërkombëtare, duke u koordinuar me aleatët tanë dhe ka vepruar sipas një metode diplomatike siç është hap pas hapi. Asnjëherë ne nuk kemi arritur të gjitha qëllimet me një vendim, por është dashur të koordinohemi me aleatët”, thotë ai për kp.

Po ashtu edhe analisti tjetër politik, Arton Demhasaj, thotë se ka tendencë nga BE-ja që të ashpërsojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të vendimit për dinarin.

“Duhet të analizojmë pasojat që i sjell ky vendim, qoftë edhe i ligjshëm. Pasojat janë ato që ka pakënaqshmëri nga ShBA-ja dhe nga vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj mund të ketë tendencë nga BE-ja që t’i ashpërsojë sanksionet ndaj Kosovës, por në këtë logjik po ta bëjë këtë vetëm ndaj Kosovës, konsideroj se është e padrejtë”, deklaron ai

Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni.

Sipas tij, masa të reja ndëshkuese ndaj Kosovës nuk do të ketë, madje thekson se BE-ja duhet t’i largojë sa ma parë ato ekzistuese.

“Masat që janë vënë nga BE-ja janë jashtëzakonisht të panevojshme, kanë qenë të paarsyeshme qysh nga fillimi i tyre. Duhet të ketë parasysh një fakt BE-ja që institucionet e Kosovës janë duke e bërë të pamundurën që të shkohet drejt një procesi të ri elektoral, porsa të kryhen këto proceset të cilat i kërkon normativa jonë juridike, qoftë për peticionit dhe pastaj të shkohet në proceset e radhës, pasi që KQZ-ja të bëjë verifikimin e nënshkrimeve të këtyre votuesve”, thekson Hyseni.

Sipas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë euro

Pas reagimit të madh ndërkombëtar, BQK-ja ditë më parë ka hartuar një plan të ri, por jo më të gjatë se tre muaj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

BQK-ja njoftoi se ka marrë një sërë masash lehtësuese për serbët e Kosovës në katër komunat veriore, përfshirë duke hapur një linjë telefonike falas (0800-222-55), një e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’.

Ndër masat lehtësuese që ajo ka ndërmarrë janë lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, “për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy