Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, ka njoftuar se do të vazhdojë “punën e Alexei”.
“Unë do të vazhdoj të luftoj për vendin tonë. Dhe ju ftoj të qëndroni pranë meje”, thotë Yulia, duke shtuar: “Putini vrau burrin tim”.
Në mënyrë indirekte, Navalnaya më pas shtoi se burri i saj u vra me Novichok.
“Ata gënjejnë poshtërsisht dhe fshehin trupin e tij duke pritur që të zhduken gjurmët e një Noviçoku tjetër të Putinit”.
“Ne me siguri do të zbulojmë se kush saktësisht dhe në çfarë mënyre e ka kryer krimin, do të themi emrat dhe do të tregojmë fytyrat”, vazhdoi ajo./Informim/