Aktorja e filmave për të rritur, Kagney Linn Karter i jep fund jetës në moshën 36-vjeçare

by Nexhat

Aktorja e filmave për të rritur Kagney Linn Karter i dha fund jetës në moshën 36-vjeçare, raportojnë mediet e huaja.

Karter, u gjet e vdekur të enjten në shtëpinë e saj në qarkun Cuyahoga në Ohio, një qark urban në Cleveland dhe sipas zyrtarëve të policisë ajo dyshohet se e vrau veten me një armë zjarri

Njerëz të afërt me aktoren amerikane thanë se kjo e fundit kishte vuajtur nga shëndeti mendor, megjithatë siç specifikuan ata Karter ishte një person mjaft i adaptueshëm dhe e gjithanshëm.

Foto: Kagney Linn Karter/The Sun

“Fatkeqësisht, me gjithë arritjet dhe talentet e saj të shumta mbresëlënëse, Kagney luftoi me problemet e shëndetit mendor me kalimin e viteve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përpara se të hynte në industrinë e filmave për të rritur, Karter ishte një valltare ekzotike në Missouri përpara se të shpërngulej në Kaliforni për të ndjekur karrierën e saj të këndimit dhe aktrimit.

Foto: Kagney Linn Karter / The Sun

Ajo hyri në industrinë e filmave me pullë të kuqe në shtator të vitit 2008, duke regjistruar skenën e parë për studion amerikane Naughty America.

Në vitin 2009, Karter kishte qenë në kopertinën e një reviste ekzotike e më pas ishte edhe pjesë e një dokumentari të BBC; njëherësh film i bazuar në jetën e industrisë së filmave për të rritur. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy