Gërvalla thotë se s’ka kërkuar largimin e ambasadorit Rohde: Absurde, marrëzia s’paska fund

by Nexhat

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas raportimeve se ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde,

Me ironi, shefja e diplomacisë ka thënë se “nuk duhet befasuar kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e kancelarit Scholz”.

banner

Sot eshte kërkuar përgjigje lidhur me këtë edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, megjithatë s’kanë pranuar të komentojnë.

Gëravlla ka thënë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe e ka cilësuar si abusrde.

Reagimi i plotëi ministres Gërvalla:

Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.

Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy