Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva

by Nexhat

Bernardo Silva zgjati muaj më parë kontratën me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë mesfushori i avancuar portugez ka vendosur edhe një klauzolë largimi nga City dhe ajo klauzolë mund të thyhet në afatin kalimtar të verës

29-vjeçari ka shtatë vite që është pjesë e Manchester Cityt dhe ka vendosur të largohet në verën e këtij viti për të provuar një aventurë të re

Përkundër se është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, Bernardo Silva do të largohet nga kampion aktual i Evropës për ta vazhduar karrierën në Ligue 1.

Mediat në Angli dhe Francë kanë raportuar se PSG do ta paguajë klauzolën e Bernardo Silvas e cila është 50 milionë funte (58 milionë euro) dhe do ta transferojnë atë në Parc de Princes

Interesim për reprezentuesin portugez ka shfaqur edhe Barcelona, por katalunasit nuk janë në gjendje të paguajnë klauzolën e tij shkaku i problemeve financiare.

Silva këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy