Manchester City i falet golit të Haaland dhe merr tri pikë të vlefshme ndaj Brentfordit

by Nexhat

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

Ky duel ishte paraparë që të zhvillohej më herët, por angazhimet e Cityt në Kupën e Botës për Klube e bën të pamundur që ndeshja të zhvillohej në orarin i cili ishte përcaktuar fillimisht

banner

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi për të dy ekipet, por që mungoi finalizimi.

Manchester City pati tri raste të mira shënimi me Phil Foden, Bernardo Silva dhe Oscar Bobb, ndërsa Brentfordi mundësinë e vetme e pati me Frank Onyekan.

https://twitter.com/ManCity/status/1760036012959711553?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1760036012959711553%7Ctwgr%5E4ac381a681a432b3788b8c6cc5a7ff1bb8a1b399%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmanchester-city-falet-golit-te-haaland-dhe-merr-tri-pike-te-vlefshme-ndaj-brentfordit%2F

45 minutëshi i dytë ishte më i varfër sa i përket rasteve për gol, por “Qytetarët” arritën të gjejnë golin i cili u solli atyre tri pikë të vlefshme në garën për titull

Erling Haaland (71’) shënoi një gol spektakolar për 1-0 pas asistimit të Julian Alvarez, duke i dhënë kështu fitoren Cityt

Me këtë triumf, Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve të grumbulluara, një më pak se lideri Liverpool që ka 57 sosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy