22
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin i cili kishte shtënë me armë gjatë festimeve të festës së pavarësisë.
Sipas policisë, i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Shtime.