Suedia me paketë gjigante ndihmash për Ukrainën, arrestohet 33-vjeçarja amerikane në Rusi për tradhti

by Merita

Rënia e fortesës së Avdiivka duket se ka lënë shije të keqe si dhe ka dëmtuar moralin e ukrainasve, të cilët prej dy vitesh tashmë vijojnë përballjen kundër ushtrisë ruse të Vladimir Putin.

Presidenti Zelensku kritikoi edhe njëherë perëndimin se vonesa e dërgimit të ndihmave, sidomos atyre ushtarake ka pasur një ndikim domethënës në përballjen me trupat ruse, duke shtuar se situata tashmë është tepër delikate në shumë pika të frontit.

banner

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen që lamë pas në disa qytete ukrainase, teksa banorët edhe njëherë janë rikthyer në vendstrehime.

Sirenat e alarmit kumbuan në Zaporizhzhia, Dnipro e Kremenchuk, teksa deri në këto momente nuk raportohet për humbje jete.

Pavarësisht kritikave nga ana e Zelenskyt, Shtetet e Bashkuara vijojnë përpjekjet për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. Administrata Biden ka nisur punën për të dërguar sa më shpejt në Ukrainë raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi.

Dërgimi i këtyre armëve që mund të godasin deri në Krime duhet të marrë së pari miratimin e Kongresit amerikan, ku tashmë janë shtuar dhe zërat kundër mbështetjes së kësaj lufte.

Ndërkohë, Suedia, e cila është me një këmbë në NATO, njoftoi paketën më të madhe të ndihmës prej 650 milionë dollarësh për ushtrinë e Zelenskyt. Për Stokholmin zyrtar, kjo është dërgesa e 15 mbështetjes ushtarake që do dërgohet në Ukranë.

Rusia vijon reprezaljen në vend kundër kujtdo që ka dyshime apo kundërshton luftën dhe regjimin e Putin. Një 33 vjeçare ruse me pasaportë amerikane është arrestuar në Ekaterinburg nën akuzën e tradhtisë. Gruaja, rezidente në Los Angeles, dyshohet nga autoritetet ruse se ka mbledhur fonde të mëdha për të ndihmuar ushtrinë ukrainase./A2CNN

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy