Amerikani blen shtëpi në fshatin italian por brenda gjen ‘surpriza të mëdha’

by Merita

Blerës nga e gjithë bota janë interesuar për ofertat e shtëpive të vjetra në fshatrat e izoluara të Italisë, të motivuar nga qëllime të ndryshme, por me diçka të përbashkët për të gjithë: Kërkimi i një strehe rurale e qetësie.

Kështu dhe saksofonisti nga Chicago, Joshua Shapiro, 48 vjeç, bleu një shtëpi në fshatin italian Latronico, për 22,000 euro pasi lexoi për programet vendore të ripopullimit të zonave të largëta rurale.

banner

Shapiro vizitoi fshatin Latronico disa vjet më parë dhe me saksofonin e tij luante në shtëpinë e marrë me qera, duke u dhënë vendasve një shije ‘xhazi’ gjatë mbrëmjeve të qeta.

Latronico është gati katër orë larg me makinë nga Roma dhe Shapiro pranon se vendndodhja e largët ishte një “arsye madhore” pasi nuk priste kurrë të ishte një vend kaq i izoluar pa lidhje hekurudhore.

“Unë nisa të kërkoj të shihja atë që mund të përballoja. Me ndihmën e zv. bashkiakut vendas Vincenzo Castellano, i informova për programin e strehimit dhe bëra zgjedhjen time,” thotë amerikani.

Apartamenti tij është në katin e dytë, rreth 250 metra katrorë dhe ka një ballkon panoramik, por kishte nevojë për punime rinovimi, në të cilat Shapiro ka shpenzuar deri tani 10,000 euro.

Por megjthë emocionet e blerjes së shtëpisë së re aventura e tij ka hasur në disa surpriza, teksa iu desh të vendoste dritare të reja, pllaka dhe të mbyllte krisje në muret.

Ai thotë se mobiljet e vjetra të shtëpisë ishin të papërdorshme dhe rrjedhimisht e hoqi shumicën e tyre.

“Nuk prisja të gjeja disa nga gjërat që kishte aty. Krevati ishte aq i vjetër dhe në fillim u kthye në një çështje me pronarët por e zgjidhëm miqësisht”.

Shapiro shton se priste që shtëpia të ishte në gjendje më të mirë pasi kishte nevojë për një çati të re dhe kuzhina ishte në ambjent të hapur.

Një tjetër ngjarje e papritur ishte hera e parë kur shkoi ta shikonte.

I shoqëruar nga bashkiaku vendas Castellano, Shapiro thotë se u çudit kur gjetën qiraxhinj në shtëpi, që grup murgeshash të moshuara.

“Murgeshat jetonin aty prej kohësh dhe kur shkova nuk më lejonin të hyja brenda, të trembura nga ideja se një amerikan mund të hynte për të parë shtëpinë e tyre.

Çështja u zgjidh teksa Castellano e siguroi atë se murgeshat nuk do të mbeteshin pa strehë pasi zyrtarët i ofruan një vend tjetër në qytezë.

Rrjedhimisht me gjithë telashet fillestare, Shapiro thotë se ka rënë në dashuri me ambjentin e relaksuar të Latronico, që është e kundërta e asaj me çka ishte mësuar në SHBA.

“Fshati është i vogël në një zonë të largët malore. Unë më parë jetoja në një qytet me miliona njerëz. Prandaj Latronico eshte vendi ku unë mund të krijoj me muzikën time”, thotë ai.

Ai shton se megjithë kostot e punimeve përsëri e konsideron të lirë vendin pasi në Chicago, një apartament i tillë do të kushtonte të paktën $200,000 – plus taksat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy